DYSHIMET/ Media franceze: Florenci s’kishte pse vriste veten, ai s’donte azil, do...

DYSHIMET/ Media franceze: Florenci s’kishte pse vriste veten, ai s’donte azil, do kthehej në shtëpi për Vitin e Ri

164
0
Shares

Vdekjen e shqiptarit Florenc Beqiraj e komentojnë edhe mediat franceze. AFP duke cituar një forum që merret me mbrojtjen e emigrantëve shkruan se vdekja e Florenc Beqiraj është e pashpjegueshme pasi ai kishte hequr dorë që të rishqyrtonte kërkesën e tij për azil dhe kishte kërkuar të kthehej sa më shpejt në Shqipëri me qëllim që të bashkohej me familjen e tij për festimet e Vitit të Ri.

Artikulli
Një emigrant u përpoq të vriste veten duke u varur në dhomën e tij në qendrën administrative të Canet, në katin e katërmbëdhjetë. Kjo qendër po përjeton një seri përpjekjesh për vetëvrasje në javët e fundit, tha të premten shoqata që mbron refugjatët. Përpjekja për vetëvrasje e këtij 23-vjeçari shqiptar daton në 14 dhjetor. Ai ka qenë në kujdes intensiv në spitalin e Marsejës “në një situatë kritike”, thotë shoqata Refugjatët në një deklaratë. I kontaktuar nga AFP, një burim policor konfirmoi faktet.

Shtatë përpjekje për vetëvrasje
Kjo dramë është pjesë e një serie prej shtatë “vetëvrasjesh në tentativë” të emigrantëve gjatë dy muajve të fundit në qendrën e paraburgimit. Shqiptari ndodhej në Francë për 19 muajsh, ndërsa u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe një detyrim për të lënë territorin, shtoi Forumi “Refugjatët”. Shoqata thotë se përpjekja për vetëvrasje është “pashpjegueshme”, pasi emigranti kishte hequr dorë që të rishqyrtonte kërkesën e tij për azil dhe kishte kërkuar të kthehej sa më shpejt në Shqipëri dhe të bashkohet me familjen e tij për festimet e Vitit të Ri. Gazeta Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY