Vlorë, brenda “shtëpisë së vdekjes”, tragjedia nga çlirimi i gazit mund të...

Vlorë, brenda “shtëpisë së vdekjes”, tragjedia nga çlirimi i gazit mund të ishte më e rëndë

111
0
Shares
Shtepia e tragjedise

Çifti Tota nuk jeton më, ndërsa pikëpyetjet mbi vdekjen e tyre janë të shumta. Fqinjët tregojnë se një ditë më parë, Prenga ka dërguar mbesën te një fqinjë për të marrë qumështin, por vajza e vogël ka qëndruar pak më gjatë për të luajtur. Kur ka shkuar në banesë rreth orës 18.00, ka trokitur nuk është përgjigjur njeri. Thirrjes i është bashkuar dhe fqinja por përsëri nuk është përgjigjur njeri, duke bërë që mbesa të qëndronte tek fqinja. Një ditë më pas, pra ditën e djeshme duke parë që nuk përgjigjej njeri, fqinjët kanë lajmëruar policinë të cilët i gjetën të vdekur dy viktimat. Rroku ishte shtrirë dhe mbuluar në divan, ndërsa Prenga ulur në divanin tjetër.
Fqinjët tregojnë se Rroku ishte përdorues i alkoolit dhe nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka ndodhur qëllimisht apo jo. Nëse rrjedha e gazit ka qenë aksidentale atëherë vajzën e mitur e ka shpëtuar vetëm vonesa tek fqinja. Çifti Tota u përcoll sot për në banesën e fundit.
Shpëtim Berdo, mik i çiftit tregon se pavarësisht se Rroku ishte përdorues i alkoolit nuk ishte deri në masën që mund të shkaktonte dëme. Ai shton se çifti Tata ishin shumë punëtorë, dhe Prenga shiste prej vitesh në mënyrë ambulante pranë portit. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY