Paralajmërimi i ish-ministrit: Shumë shpejt Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir...

Paralajmërimi i ish-ministrit: Shumë shpejt Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri do na duket lule

586
0
Shares

Përmes një statusi në “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se operacioni i promovuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa ka nisur pa pasur policë. Ai i referohet një njoftimi zyrtar të policisë që thotë se kërkon policë të kualifikuar për Task-Forcën e operacionit “Forca e Ligjit”. “Një çudi e paparë e dëgjuar deri më sot! Dmth qenka bërë një Task-Forcë dhe është njoftuar një operacion policor, por s’paska pasur policë?”, shkruan Manjani.
Më tej, duke iu referuar kritereve të vendosura për policët, ai hedh dyshime se Byroja e Hetimit po krijohet pikërisht nga Xhafa. “Ministri i Brendshëm deri më sot kish bërë përpjekje titanike për tu shitur ndryshe, por ja ku i dolën dhe lakrat. Pra na paskan gënjyer paq për operacionin “Forca e Ligjit”. Normalisht kanë gënjyer edhe ambasadat aleate, amerikanët në veçanti. Normal, këto kohë Rilindja ka qenë kundër amerikanëve. Këta të fundit nuk po i marrim më vesh me kë janë. Në fakt nuk më intereson shumë mashtrimi me operacionin pa policë, se kjo është bërë rutinë e Rilindjes. Ka një gjë tjetër më të keqe që po fshihet. Policia e Shtetit dhe veçanërisht Ministria e Brendshme po rikthen (rilind) metodat dhe strukturat famëkeqe të së shkuarës, e kohës së Ministrit. Kjo është e rrezikshme dhe kërkon vëmendje të shtuar! Shumë shpejt ministria e Saimir Tahirit do na duket një lule”, shkruan Manjani.
“Njoftimi që është bërë, ka përdorur kriteret e ligjit për Byronë e Hetimit. Pra Ministria e Brendshme po i paraprin krijimit të BKH me emërime. Kontroll i drejtësisë nga më të rrezikshmit, quhet ky fenomen. Është momenti që edhe Aleatët të sqarojnë ç’duan të bëjnë me këtë vend: rikthim të diktaturës komuniste, apo zhvillim të shtetit demokratik me drejtësi të pavarur. Shenjat tregojnë rrezik të lartë”, shkruan Manjani në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY