Zbulohet plani i kreut të PD për javën e fundit të vitit

Zbulohet plani i kreut të PD për javën e fundit të vitit

160
0
Shares
Foto Arkiv - Lulzim Basha me kryetaret e degeve te PD

Ditët e fundvitit nuk do të jenë pushim për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Burime nga partia më e madhe e opozitës bënë të ditur për ‘BalkanWeb’ se fillimi i javës së ardhshme do të shënojë nisjen e një turi takimesh të Lulzim Bashës në disa bashki të vendit. Ky tur takimesh është konceptuar si bashkëbisedim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetuese ku ndodhet Shqipëria.
Burime në Partinë Demokratike konfirmuan se takimet me qytetaret do të jenë edhe në funksion të protestave të paralajmëruara nga opozita. Nuk dihet, nëse pas Vitit të Ri, Partia Demokratike do të hyjë apo jo në Parlament.
Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tre opsione të marrëdhënies së opozitës me parlamentin, me avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Opsioni i parë është për një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Opsioni i dytë është për bojkot pa afat Opsioni i tretë është ai i invalidimit të mandateve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY