LSI ‘shkërmoqet’ në Durrës, Dako si Veliaj i ‘rrëmben’ votat e 4...

LSI ‘shkërmoqet’ në Durrës, Dako si Veliaj i ‘rrëmben’ votat e 4 këshilltarëve për buxhetin

161
0
Shares

Në Këshillin Bashkiak të Durrësit është votuar për buxhetin e vitit 2018, por ajo çka ra në sy ishte vota pro e 4 këshilltarë të LSI, të cilët u bashkuan me socialistët e Vangjush Dakos. Grupi i këshilltarëve të LSI-së kishte vendosur t’i bënte bllokadë kryebashkiakut Vangjush Dako,  duke bojkotuar mbledhjen që kishte në rendin e ditës edhe miratimin e buxhetit të vitit 2018, por çuditërisht katër këshilltarë të saj u paraqitën në mbledhje duke votuar pro buxhetit me vlerë 4.8 miliardë lekë të reja.

Në sallë nuk ishin të pranishëm këshilltarët e PD, por prania dhe bashkimi i votave të 4 këshilltarëve të LSI me 21 vota të socialistëve, i dhanë mundësinë Dakos të kalojë buxhetin, duke sjellë një reagim të ashpër nga Jeton Rexhmati, këshilltar i LSI-së dhe anëtar i komisionit të medias. Rexhamti tha se ka pasur një vendim grupi për të mos marrë pjesë në mbledhje. I irrituar ai u shpreh se nuk e kupton se përse 4 këshilltarët në fjalë kanë marrë pjesë, por për këtë do të ketë një mbledhje për të marrë masë ndaj tyre. Pro buxheti të vitit 2018 ka votuar edhe një këshilltar i Partisë Republikane.

Pas miratimit të projektbuxhetit kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha se ky është një buxhet i balancuar që do t’i vijë në ndihmë gjithë banorëve të Durrësit, pasi në të janë parashikuar investime në infrastrukturë dhe shërbime për qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY