Në Shkodër hapen dyert e mortit, nëna e Florencit: Djalin e gjetëm...

Në Shkodër hapen dyert e mortit, nëna e Florencit: Djalin e gjetëm me tela në mish, e ka vrarë policia

196
0
Shares

Në Shkodër, familja e 23 vjeçarit Florenc Beqiri një ditë pas kobit që mori për vdekjen e djaloshit, ka hapur dyert e mortit. Laureta Beqiri, nëna e djalit dhe gjyshja Fife Rexha kanë shprehur dyshimet se Florencin e ka vrarë policia franceze ose të burgosurit e tjerë në Marsejë, shkruan ‘Panorama’.

Ajo thotë se Florenci ka qenë rreth një muaj në burg. “Hera e fundit kur kam folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas njëherë familjarët kanë folur me një polic të burgut, i cili i ka thënë se Florenci ka shkuar i dhunuar ne spital”, tregon ajo. Nëna e Florencit rrëfen se bashkëshorti i saj e ka gjetur djalin të dhunuar në spital. “E gjeti te dhunuar ne spital, me tela në mish”, shprehet në lot ajo. Familjarët kanë dyshime se mjekët francez i kanë hequr tubat e oksigjenit, ndaj kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nëna dhe gjyshja i bëjnë apel shtetit që të sjellin trupin e Florencit, sepse s’kanë mundësi ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY