FOTO/ Banorët të mashtruar për rindërtimin e urës së Drojes paralajmërojnë: Do...

FOTO/ Banorët të mashtruar për rindërtimin e urës së Drojes paralajmërojnë: Do bllokojmë superstradën dhe do rrethojmë kryeministrinë

234
0
Shares

Pasi kanë pritur 3 javë, banoret e fshatrave të Kurbinit dhe Krujës kanë protestuar pranë urës së shembur të Drojes, duke kërkuar rindërtimin e sajë. Sipas banoreve shembja e urës i ka izoluar, ndërsa paralajmërojnë se nëse nuk do të ndërhyhet shpejt do ta përshkallëzojnë protestën deri në bllokim të superstradës Fushë Krujë – Laç dhe para kryeministrisë. Banorët e konsiderojnë absurde neglizhencën e qeverisë e cila vijon të hesht prej tre javësh, duke mos marrë asnjë masë për rindërtimin e urës. “Unë jam banore i fshatit Shpërdhet të Kurbinit dhe shembja e urës na ka izoluar plotësisht. Për të shkuar në Mamurras duhet të ecim 16 km nëpër një rrugë dytësore për të shkuar në Mamurras. Kur u shemb na u premtua se do të rindërtohet shumë shpejt, por kanë kaluar tre javë dhe asnjë masë nuk është marrë. Ky është një absurditet shumë i madh, pasi kjo është rrugë nacionale dhe se kuptoj pse qeveria dhe institucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë”, thotë një banor.
Një tjetër banor shprehet se do ta përshkallëzojnë protestën, nëse nuk ndërhyhet shpjet në rindërtimin e urës. “Unë jam i bindur se ura është shembur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Ura nuk përballonte më shumë se 24 ton, por këtu kanë kaluar trajlera me peshë dy fish më lartë. U bënë tre javë që është shembur dhe asnjë masë nuk po merret. Nëse nuk do të ndërhyhet protesta jonë do të përshkallëzohet, deri në bllokim të superstradës dhe para kryeministrisë. Shembja e urës na ka penalizuar shumë, pasi nuk kemi nga kalojmë”, thotë banori.
Ura e Drojes që lidh Kurbinin me Krujën u shemb tre javë më parë nga vërshimi i lumit të Drojes. Për të kaluar lumin banoret kacavaren çdo ditë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Ndonëse u deklarua se ura do të rindërtohet shumë shpejt, ende nuk ka nisur ndërhyrja, ndërkohe që kjo situate ka penalizuar dhe bizneset e zonës. DRONI.al – Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY