Prokurorja e Përgjithshme, Luan Rama kundër Monika Kryemadhit: Nuk jam dakord me...

Prokurorja e Përgjithshme, Luan Rama kundër Monika Kryemadhit: Nuk jam dakord me ju…

350
0
Shares

Luan Rama, deputet i LSI-së, përmes një komenti në rrjetet sociale, shprehet se nuk është dakord me Monika Kryemadhin për sa i takon qëndrimeve ndaj Prokurores së Përgjithshme, e zgjedhur nga Kuvendi vetëm me votat e socialistëve, me një procedurë të kontestuar ashpër nga opozita. Rama thotë se Kryeprokurorja Arta Marku me apo vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të PS për të deformuar e penguar reformën në drejtësi. Në vijim, deputeti i LSI-së shprehet se Marku pranoi të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm, mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeministrit dhe klanit të tij.

Reagimi i plotë i Luan Ramës në “Facebook”
Nuk jam dakord me ju zonja Kryemadhi!
Që prej votimit antikushtetues në Kuvendin e Shqipërisë, kur zonja Arta Marku u caktua si prokurore zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm e në vijim, ju kam dëgjuar në të gjitha prononcimet tuaja publike të shpreheni se “nuk jemi kundër Artës e nuk kemi gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga ana e Partisë Socialiste”.
Më lejoni zonja Kryemadhi t’ju shpreh objeksionet e mia, përkatësisht edhe kundërshtimin tim ndaj këtij qëndrimi të shprehur nga ana juaj, pasi zonja Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar reformën në drejtësi dhe pranoi të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm, e mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeministrit dhe klanit të tij!
Një prokuror me integritet qytetar dhe profesional, një profesionist që karrierën e bazon në zotësitë profesionale dhe jo në konjukturat politike, një jurist që i falet vetëm ligjit dhe jo urdhërit politik, nuk do të pranonte të caktohej në një detyrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe përmes një një procesi krize dhe konflikti politik! Procesi antikushtetues dhe antiligjor i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as virtual dhe as imagjinar. Ai ka autorë realë, ka protagonistë, ka aktorë, ka njerëz përgjegjës, dhe Arta Marku është një ndër ta!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY