Paris, minjtë “bastisin” zyrat shtetërore, qeveria “punëson” mace

Paris, minjtë “bastisin” zyrat shtetërore, qeveria “punëson” mace

186
0
Shares

Parisi nuk është i njohur vetëm si qyteti ku ndodhet Kulla Eiffel, por edhe për problemin e tij shumë serioz me minjtë. E tani, brejtësit janë shfaqur e kanë ndërtuar shtëpi edhe në ndërtesa qeveritare, duke i bërë zyrtarët të zhvillojnë reflekset e tyre “prej maceje”.
Ministria e Brendshme dhe zyrat e zëdhënësit të Qeverisë, Christophe Castaner, kanë qenë dy ndërtesat kryesore të pushtuara nga minjtë. Pas tyre, të njëjtin fat pati edhe Ministria franceze e Punëve të Jashtme, por kjo e fundit duket se e ka gjetur zgjidhjen: Ka punësuar dy mace, të cilat do të enden në të gjithë godinën për të shfarosur vizitorët e padëshiruar.
Dy macet janë quajtur Nomi dhe Noe, në nder të Mbretit të parë të Bretanjës, Nominoe. Që prej vitit 2016, zyrtarët e qytetit kanë ndërmarrë një seri masash për të luftuar fluksin e pazakontë të minjve në Paris.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY