Vota kundër e Shqipërisë trondit Kosovën, Thaçi: Prishtina, në krah të SHBA...

Vota kundër e Shqipërisë trondit Kosovën, Thaçi: Prishtina, në krah të SHBA në çdo rrethanë

136
0
Shares

Pozicionimi i Tiranës zyrtare kundër Uashingtonit ka bërë bujë të madhe në Kosovë, ku admirimi për Shtetet e Bashkuara është i madh, i ushqyer fort nga fakti që ishte Amerika nismëtarja e ndërhyrjes së NATO-s gjatë konfliktit, duke mos pritur miratimin e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria u rreshtua në mesin e kombeve që votuan pro rezolutës kritike ndaj njohjes së Jeruzalemit, si kryeqytet i Izraelit, moment ky të cilin Donald Trump, siç shpjegoi ambasadorja amerikane Nikky Haley në OKB, e ka marrë shumë personalisht.
Jehona e lëvizjes së Tiranës zyrtare ishte e madhe në Kosove, sipas gazetës “Express”, që citon presidentin Hashim Thaçi të deklarojë se Prishtina do të ishte rreshtuar në krah të Uashingtonit në çdo rrethanë. “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët”, citohet të ketë thënë ai.
E njëjta gazetë përcjell mesazhin e një aktivisti të zëshëm shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, që e konsideron votën e Shqipërisë si një gabim diplomatik, i cili do të ketë pasoja. Shqipëria, sipas tij duhet të abstenonte. E përditshmja përmend po kështu edhe një status të shqiptaro-amerikanes së parë të zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, mikesha – siç thuhet aty – e presidentit Trump, e cila e quan të “turpshëm” vendimin e Shqipërisë. Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia e Turqia ishin në grupin që votoi pro rezolutës, ndërsa Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Rumania zgjodhën rrugën e sheshtë të abstenimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY