‘Sëmundja dhe burgu më rrezikojnë jetën’, gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon lirinë

‘Sëmundja dhe burgu më rrezikojnë jetën’, gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon lirinë

142
0
Shares

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, ka kërkuar sërish lirinë mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Avokati Ardian Visha ka argumentuar se kërkohet lirimi pasi gjendja e Mirit është e rëndë dhe është shtruar tashmë në një spital privat. Sipas tij, gjyqtarit i rrezikohet jeta në qelinë e burgut. Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda që në seancën e shkuar ka caktuar dy ekspertët për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë kërkuar edhe një javë kohë për të kryer ekzaminimet për shëndetin e gjyqtarit Shkëlqim Miri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY