Dëshmia tronditëse mbi asfiksimin e çiftit në Vlorë, gazin mund ta ketë...

Dëshmia tronditëse mbi asfiksimin e çiftit në Vlorë, gazin mund ta ketë hapur vetë …

120
0
Shares

Mëngjesin e sotëm rreth orës 11:15 në Vlorë u gjetën të asfiskuar në banesë dy të moshuarit Rrok dhe Prena Tata. Çifti i bashkëshortëve mund të mos kenë vdekur aksidentalisht, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Dëshmia tronditëse nga vendngjarja e sjell ‘BW’, pasi ka arritur të sigurojë dëshmi të reja nga të afërmit. Këta të fundit ngrenë dyshime se ngjarja mund të ketë qënë e qëllimshme dhe se ka qënë bashkëshortja ajo që mund të ketë hapur gazin për t’i mbyllur hallet njëherë e mirë.

Sipas tyre, kryefamiljari Tata ishte një person i alkoolizuar dhe shpeshherë krijonte konflikte në familje. Ata dyshojnë se bashkëshortja Prena Tata, nuk e ka duruar dot më këtë situatë mes konflikteve dhe varfërisë së tejskajshme ku jetonin dhe ka hapur gazin në mënyrë të qëllimshme. Ndonëse këto mbeten ende dyshime të familjarëve, ata pretendojnë që gjyshja ka larguar edhe mbesën nga banesa një ditë më parë. “Ajo ishte ulur në divan aty është gjetur. Ndërsa bashkëshorti ishte i shtrirë në krevat”, thonë më tej dëshmitarët./BW/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY