Çollaku: Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte teatër, kryeqyteti ende pa...

Çollaku: Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ishte teatër, kryeqyteti ende pa buxhet

147
0
Shares

Ditën e djeshme Këshilli Bashkiak i Tiranës kaloi buxhetin për vitin 2018 me votat e përfaqësuesve të PS dhe disa anëtarëve të LSI. Por 24 orë pas këtij votimi, këshilltarët demokratë, të cilët dje braktisën mbledhjen, dolën në një konferencë për shtyp, ku e cilësuan stë si antiligjore. Gjatë fjalës së tij, këshilltarët i PD-së, Kreshnik Çollaku pohoi se mbledhja ishte një teatër, ndërsa theksoi se kjo ishte edhe arsye se pse braktisën sallën.  Çollaku nënvizoi se kryeqyteti është ende pa buxhet, pasi mbledhja e djeshme nuk merret parasysh.

“Dokumenti i prodhuar nga administrata e bashkisë kishte mungesa ligjore. Dhe duke u nisur për të bërë një debat serioz, gjetëm një sallë të manipuluar dhe individë që ishin ulur në karrige, por pa sjell asgjë për qytetarët. E lamë sallën, por jemi të ndërgjegjshëm karshi atyre që na kanë votuar. Shfaqja e Veliajt para një trupe këshilltarësh, që mund të ishin miqtë e tij, ishte një shfaqje. Aktualisht Tirana është pa buxhet”, tha Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY