Raporti britanik: Terroristët e ISIS në Siri dhe Irak përdorin armë të...

Raporti britanik: Terroristët e ISIS në Siri dhe Irak përdorin armë të prodhuara në Shqipëri

117
0
Shares

Conflict Armament Research” (CAR) ka kryer një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri, rezultatet e të cilit e rendisin edhe Shqipërinë në tabelën e vendeve prodhuese, nga të cilat janë dokumentuar sasi armësh që përdoren nga Shteti Islamik, shkruan Monitor. Në tabelat “Sasitë e armëve të dokumentuara në Irak dhe Siri, sipas shtetit të prodhimit”, Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, ose 0.13% të totalit, nga të cilat 21 në Irak dhe 32 në Siri. Nga vendet e rajonit, sasia më e lartë e armëve të identifikuara është nga Serbia (1211) dhe Bosnja (704). Shteti i parë figuron Rusia, me 25.5% të totalit, i ndjekur nga Kina, me 25.4%.

Sipas raportit, rreth 90 për qind e armëve dhe municioneve (97 për qind dhe 87 për qind, përkatësisht) të shpërndara nga forcat IS janë kalibra të Paktit të Varshavës – me origjinë kryesisht në Kinë, Rusi dhe vende prodhuese të Evropës Lindore. Armët e kalibrit të NATO-s dhe municioni janë shumë më pak të përhapura, duke përbërë 3 për qind dhe 13 për qind të totalit, respektivisht; megjithëse këto sasi janë të ulëta, forcat e IS morën sasi të konsiderueshme të armatimit të NATO-s gjatë sulmeve fillestare ndaj forcave irakiane në vitin 2014. Conflict Armament Research është një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të armëve konvencionale, municioneve dhe materialeve ushtarake. Grupi monitoron zinxhirin e furnizimit të armëve që përdoren ilegalisht në zonat e konfliktit për të gjetur se si devijohen dërgesat e armëve.

Raporti “Armët në Shtetin Islamik”, i publikuar në dhjetor 2017 është rezultat i më shumë se tre vjet hetime në terren për zinxhirët e furnizimit të Shtetit Islamik. Dokumenti është financuar nga Bashkimi Europian dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë. Ai paraqet një analizë të më shumë se 40,000 artikujve të rikuperuar nga grupi midis 2014 dhe 2017. Këto objekte përfshijnë armë, municione dhe komponentët gjurmues dhe agjentët kimikë të përdorur për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara. Investigimi i CAR, tregon se palët u përpoqën ta fshehin prejardhjen e armëve. Këto përpjekje përfshijnë: heqjen e municioneve nga kutitë origjinale, të cilat përndryshe do të siguronin informacione për dërgesën; ripaketimin e municioneve; dhe zhdukjen e shenjave të fabrikës për armët dhe municionin. Këto aktivitete janë dëshmi e përpjekjeve të qëllimta nga palët për të fshehur përfshirjen e tyre në furnizimin e armëve në konfliktet në Irak dhe Siri.

Transferimi i paautorizuar i armëve të destinuara fillimisht për forcat opozitare siriane ka rezultuar gjithashtu një burim domethënës armësh dhe municioni për ISIS-in, veçanërisht sistemet e përparuara anti-tank të armëve. Kina prodhoi 43.5 për qind të të gjitha armëve të ISIS të dokumentuara në Irak dhe Siri. Interesante është se armët ruse ende janë më shumë se armët kineze në Siri, diçka që ndoshta lidhet me furnizimet e armëve ruse për t’i forcuar forcat ndaj regjimit. Pavarësisht ngarkesave të mëdha të pajisjeve perëndimore të kapura nga forcat e ISIS, armët e SHBA-së përbënin vetëm 1.8 për qind të të gjitha pajisjeve të dokumentuara ndërmjet 2014 dhe 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY