Edhe Edi Rama largohet “për ekskursion” jashtë vendit ditën e protestës së...

Edhe Edi Rama largohet “për ekskursion” jashtë vendit ditën e protestës së opozitës në 13 maj

125
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, vec urdhrit që ju ka dhënë ministrisë së Arsimit dhe institucioneve në varësi, për të organizuar ekskursion, ditën e shtunë, me nxënës e punonjës të administratës, ditën e protestës së opozitës në 13 janar, ka vendosur edhe vetë të bëjë një “ekskursion”.
Mësohet se Edi Rama nuk do të jetë më 13 maj në Shqipëri, ditën që opozita organizon protestën e radhës masive për ballë Kryeministrisë. Por ndryshe nga urdhri që ka dhënë, me qëllimin e vetëm “të zihen autobusët” me qëllim që protestuesit nga i gjithë vendi mos të kenë me se të vijnë në Tiranë, vet ka zgjedhur të marrë avionin.
Mësohet se ditën e shtunë, në 13 maj, Edi Rama do të jetë pjesë e Bienales së Venecias bashkë me Anri Salën dhe Leonard Qylafin. Kryeministri shqiptar do të paraqitet në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias me koleksionin e vet të vizatimeve të zyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY