DETAJE/ Ja si ndodhi plagosja e efektivit nga kolegu, viktima në gjendje...

DETAJE/ Ja si ndodhi plagosja e efektivit nga kolegu, viktima në gjendje të rëndë – Zbarkon në Dibër “kupola” e Policisë së Shtetit

278
0
Shares

Policia e Dibrës ka dhënë detajet e para për konfliktin midis dy efektivëve të saj, i cili përfundoi me plagosjen e njërit polic, prej kolegut.
Sipas Policisë vendore, mëspohet se sonte rreth 19.10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një person i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se, Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin Ardian Roçit, me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur për ta përcjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY