Rezoluta në OKB, ministria e Jashtme sqaron votën anti-amerikane

Rezoluta në OKB, ministria e Jashtme sqaron votën anti-amerikane

115
0
Shares

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas kalimit të rezolutës në OKB kundër vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit si dhe votës pro të Shqipërisë. Ministria e Jashtëm thotë se Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin bazuar në një numër te konsiderueshme dokumentesh të OKB-së si dhe është rreshtuar përkrah vendeve të BE.
“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër te konsiderueshme dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e MPJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY