Erion Veliajt i dalin dhe i teprojnë votat, miraton buxhetin me ndihmën...

Erion Veliajt i dalin dhe i teprojnë votat, miraton buxhetin me ndihmën e LSI-së

117
0
Shares

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018 u miratua sot me 32 vota pro, ku 4 prej tyre ishin të LSI-së. Vetë kryebashkiaku do të shprehej teksa PD linte mbledhjen se votat i dalin dhe i teprojnë. Kësisoj buxheti i diskutua dhe u miratua brenda 3 orësh, pa debate.
Veliaj tha se është një buxhet me rritje dhe do çohen përpara shumë projekte. Më tej theksoi se pritet t’i japë zgjidhje problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj tha se për vitin 2018 do të nisë ndërtimi edhe i 17 shkollave të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY