FOTO/ Presidenti Meta përshëndet 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

FOTO/ Presidenti Meta përshëndet 60-vjetorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

213
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Shkodrës me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Duke marrë pjesë në ceremoninë festive të mbajtur në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, Presidenti i Republikës përshëndeti me një fjalë të ngrohtë e vlerësuese Rektorin Adem Bektashi, Kryebashkiaken Voltana Ademi, deputetët, pedagogët, profesorët dhe studentët e shumtë të Universitetit, duke theksuar se, “Arsimimi luan një rol vendimtar dhe të pazëvendësueshëm në epokën e re të dijes dhe të informacionit, të shpejtësisë së lëvizjes dhe shpërndarjes së saj në një mënyrë të paimagjinueshme disa vite më parë, por politikat tona të arsimimit kthehen në politika të dobishme kur ato i shërbejnë punësimit dhe e synojnë atë”.
Me këtë rast, Presidenti Meta vuri në dukje dhe çmoi edhe njërin prej pedagogëve të shquar të Universitetit, Profesor Doktor, Dhimitër Dhora me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të spikatur shumëvjeçar si lektor dhe metodist i lëndëve biologjike për edukimin e përgatitjen profesionale të mësimdhënësve të rinj. Me mirënjohje për veprimtarinë e gjerë si studiues dhe autor i disa botimeve të vyera shkencore e programeve akademike në fushat e biodiversitetit, faunistikës, ekologjisë dhe biogjeografisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY