Arrestohet lezhjani, shantazhonte një 48-vjeçare: ‘2000 euro ose i nxora fotot lakuriq’

Arrestohet lezhjani, shantazhonte një 48-vjeçare: ‘2000 euro ose i nxora fotot lakuriq’

115
0
Shares

Policia e Lezhës ka arrestuar një të ri, të quajtur G. Shkurti, banues në fshatin Adriatik. 29 vjeçari ishte kthyer në makthin e një gruaje 48-vjeçare. Ai dispononte foto intime të saj dhe duke i bërë presion me to kishte arritur ti merrte 1150 euro. Sipas uniformave blu, ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka persekutuar në vazhdimësi dhe i ka kërkuar edhe 2 mijë euro të tjera. Duke mos pasur mundësi për të paguar shumën në fjalë, gruaja viktimë është detyruar të vërë në dijeni policinë. Policia e Lezhës i ka vënë prangat 29-vjeçarit me akuzën ‘Shtrëngim me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY