Byroja përjashton për 10 ditë 7 deputetë të opozitës, vetëm 5 ditë...

Byroja përjashton për 10 ditë 7 deputetë të opozitës, vetëm 5 ditë për “grushtin” e Bujar Çelës

123
0
Shares

Byroja e Kuvendit u mblodh vetëm një ditë pasi kërkesa e deputetëve të PS për përjashtimin e 7 kolegëve opozitarë nga PD dhe LSI u depozitua. Mbledhja e Byrosë u shoqërua me tension dhe debate mes palëve që në nisje, ndërkohë që jashtë ambienteve të Kuvendit kishte aktivistë në mbështetje të deputetëve. Rezultati i mbledhjes ishte ai i parashikuar edhe më parë, pasi u vendos që të përjashtohen për 10 ditë 7 deputetë të opozitës, ndërsa deputeti socialist Bujar Çela që goditi me grusht kolegen nga LSI, Kejdi Mehmetaj u përjashtua vetëm 5 ditë. Deputetët e përjashtuar janë Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anëtarë të grupit parlamentar të LSI dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anëtarë të Grupit Parlamentar të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY