VIDEO/ Burgu i përjetshëm është jashtë hekurave, drama e Fatimes: Burri skizofren,...

VIDEO/ Burgu i përjetshëm është jashtë hekurave, drama e Fatimes: Burri skizofren, vajza e sëmurë

195
0
Shares

Duket si një histori filmash dramatik por është një dramë e vërtetë njerëzore, e një gruaje të fortë që jetën e saj ndoshta duhet ta shkruajë në një libër. E tillë është jeta e Fatimes që vjen sot në një intervistë pak minutëshe në “Njerëz në fokus” në Neës24 që ka folur sot për integrimin e ish-të dënuarave pas burgut. Përtej vuajtjeve gjatë gjithë jetës, Fatime Fregjaj edhe në moshën 60-vjeçare i jep forcë dhe besim vetes por edhe njerëzve të afërt të saj. Jetën e ka kaluar mes 4 mureve të burgut dhe lirisë, por siç thotë ajo, liria e saj ka qenë më keq sesa 3 dënimet që ka kryer. Në një rrëfim ajo e përkufizon në këtë mënyrë jetën saj, raporton “BalkanWeb”. “I kam thënë drejtoreshës së burgut, unë burgun përjetë e kam jashtë hekurave”, nis rrëfimin Fatimja. Integrimi pas daljes nga burgu është i vështirë. Më kryesorja dhe vështirësia më e madhe është gjetja e një pune. Shteti nuk e ka ndihmuar me asnjë punë, dhe ajo ka gjetur rrugën e saj. Të mbledhë kanoçe gjatë gjithë natës, për të siguruar bukën e gojës për vete dhe paratë për kafe e cigare.
Fatime Fregjaj është divorcuar nga bashkëshorti i saj që në vitin 1994, por një plagë e përbashkët familjare, megjithëse të ndarë ligjërisht i ka detyruar që të jetojnë bashkë. Ajo është vajza e tyre, 29-vjeçare Izaura e cila ka probleme mendore. Fatimes Fregjës përveç vajzës, i duhet të kujdeset edhe për babain e fëmijëve të saj, pasi edhe ai vuan nga skizofrenia. Pagesa që merr për vajzën është shumë e vogël edhe për shkak të klasifikimit që i ka caktuar mjekja. “Burri merr 160 mijë lekë kurse vajza 100 mijë lekë të vjetra. Çfarë të bëjë më parë me ato para, të blej bebelina apo ilaçe”, thotë Fatimja.
Fatime Fregja kërkon ndihmë nga shteti pasi me dy të sëmurë, e ka të pamundur që t’ia dalë financiarisht. Ndërkohë në një lidhje telefonike për emisionin ‘Njerëz në fokus’ Fregja tha se nuk i ishte ofruar asnjë punë deri më tani nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se është e gatshme të punojë edhe në Komunale. “S’më ka thënë kush për punë, kam kërkuar një punë natën. S’dua punë zyre, se mi ka hangër dhia librat me kohë. Kam kërkuar punë edhe në komunale, jam e gatshme edhe të fshij rrugët. Pasi gjatë ditës duhet të rri me vajzën time. Natën vajza fle gjumë dhe rri me babain. Dy të sëmurë mendorë shkojnë dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha ajo. Duke uruar dhe shpresuar që lirinë të mos e shikojë si një burg të përjetshëm, ajo që na mbetet është apeli ndaj shteti që ta ndihmojë Fatime Fregjën dhe familjen e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY