Rama: Mungesa e opozitës në zgjedhje sjell probleme me legjitimitetin e institucioneve,...

Rama: Mungesa e opozitës në zgjedhje sjell probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin

100
0
Shares

Kryetari i Grupit të LSI, Luan Rama i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se ka ende kohë që palët të arrijnë një marrëveshje për të kapërcyer ngërçin politik ku është futur vendi.
Sipas tij, zgjedhjet duhet të zhvillohen me opozitën, pasi në të kundërt do krijohen probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin e vendit në Bashkimin Eruopian.
“Vazhdojmë që të insistojmë që opozita të marrë pjesë në zgjedhje për të marrë vlerësimin e cdo votuesi. Sot pas mbarimit të mandatit të Kuvendit të gjithë të barabartë në pikën zero për mandatet në parlament dhe nga ky start duhet të nisen të gjithë të barabartë.
Ka ende kohë për të reflektuar, pasi zgjedhjet pa opozitën do krijojnë probleme me legjitimitetin e institucioneve, klimën politike dhe integrimin. Ne duhet të bëjmë përpjekjet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje. ” deklaroi ai.
Luan Rama, gjithashtu foli për rezultatin e LSI-së në zgjedhje duke thënë se rezultatii kësaj partie do të jetë spektakolar dhe do t’i kalojë parashikimet.
“Rritja e LSI do të jetë spektakolare dhe do të kalojë edhe parashikimet e prognozistëve më entuziastë. Në këtë realitet konflikti, qytetarët do të orinentohen nga maturia, nga serioziteti në përmbushjen e detyrimeve sepse ne si me PD dhe PS kemi shërbyer për të frenuar mendjemadhësinë dhe arrogancën. Ne që e kemi këtë me shumë seriozitet duke qenë pjesë në qeverisje, do ta bëjmë me më shumë seriozitet duke qenë mazhorancë në qeverisje.” – u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY