FOTO/ Itali, arrestohet trafikanti shqiptar i kokainës, me paratë e drogës ndërtoi...

FOTO/ Itali, arrestohet trafikanti shqiptar i kokainës, me paratë e drogës ndërtoi vilë në Shqipëri

252
0
Shares

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafik të lëndëve narkotike në Parma. Sipas policisë, shqiptarët furnizonin me kokainë rregullisht tregun e zi të Parmas. Drejtuesi i rrjetit të drogës ishte 41-vjeçari me iniciale K. A., ndërsa shqiptarët e tjerë të arrestuar janë 20, 21 dhe 22 vjeç. 41-vjeçari kishte marrë me qira tre shtëpi të ndryshme që funksiononin si baza për magazinimin dhe shitjen e kokainës. Në këto 3 shtëpi punonin të rinj shqiptarë që kishin shkuar në Itali me vizë turistike. Për këtë gjë ishte kujdesur 41-vjeçari. Të rinjtë qëndronin rreth 3 muaj dhe më pas ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin nga të rinj të tjerë.
Policia italiane thotë se grupi kriminal e shiste kokainën 80 Euro për gram. Ky është një çmim i lartë, por i justifikuar nga cilësia e lartë dhe reputacioni i mirë i drejtuesit të grupit, 41-vjeçarit me iniciale K. A., shkruajnë mediat italiane. Ky biznes ilegal ka funksionuar nga Nëntori 2016 deri në Mars 2017 dhe ka qarkulluar 166 mijë Euro. Autoritetet italiane kanë dokumentuar më shumë se dy mijë raste shitje. Të ardhurat financiare nga shitja e kokainës janë transferuar në Shqipëri.
Sipas shtypit italian, me paratë e drogës 41-vjeçari me iniciale K. A., ndërtoi vilën e tij. Megjithatë, nuk jepen të dhëna të tjera specifike se ku lokalizohet prona e 41-vjeçarit. Policia e Parmas thotë se ai e menaxhonte aktivitetin kriminal në mënyrë strikte. Hetimet janë duke vazhduar ende për të zbuluar tërësisht rrjetin se nga e merrte kokainë shqiptari 41-vjeçar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY