KRITERET & DOKUMENTET/ Doni të punësoheni në Gjermani? – Ja kur dhe...

KRITERET & DOKUMENTET/ Doni të punësoheni në Gjermani? – Ja kur dhe si mund të aplikoni

1550
0
Shares

Ambasada gjermane ne Tiranë dhe DIMAK Albania bëjnë ftesë për studentët shqiptarë që janë mbi moshën 18 vjeç se nesër (më datën 21 dhjetor) do të prezantohet procedura e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për punësim sezonal në Gjermani. Në faqen e saj, ambasada gjermane shprehet shkruan… “Jeni student mbi moshën 18 vjeç? Keni njohuri të gjuhës gjermane? Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në Gjermani? DIMAK Albania prezanton procedurën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme më datë 21. 12. 2017, ora 15:00, pranë Qendrës Rinore Tiranë”….

Njoftimi i plotë i ambasadës gjermane në Tiranë
Punësim Sezonal në Gjermani për studentët shqiptarë për vitin 2018
DIMAK ALBANIA 15. 12. 2017
• Jeni student mbi moshën 18 vjeç?
• Keni njohuri të gjuhës gjermane?
• Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në Gjermani?
DIMAK Albania do të filloj fushatën e saj me informimin në qytete të ndryshme të Shqipërisë mbi mundësinë e punësimit sezonal në Gjermani. Ky program zbatohet prej Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani (Bundesagentur für Arbeit). Duke qenë se punësimi në fjalë është sezonal, maksimumi i qëndrimit dhe kontratës është 90 ditë dhe nuk është e nevojshme që fituesit të aplikojnë për një vizë në ambasadë, por duhet pasur parasysh që fituesit të mos kenë pasur shkelje kohëve të fundit të vizës turistike që zotërojnë. Kriteri bazë për të konkurruar në programin e punësimit sezonal është gjuha e cila duhet të gjendet në një nivel të mirë dhe përpos kësaj, eksperienca të mundshme pune të cilat vijnë në favor të punëdhënësve.
Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:
• Formulari i aplikimit;
• Vërtetimi i shkollës që edhe pas punësimit sezonal, do vazhdoni të jeni studentë;
• Sipas nevojës, mund të nevojitet një kopje e patentës.
Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, ju do të kontaktoheni në mënyrë direkte prej punëdhënësve. Përzgjedhja për punësim është një vendim të cilin e merr pala e cila do ju punësojë dhe jo DIMAK Albania apo agjencitë e punësimit në Gjermani. Përgjigjet nëse jeni fitues fillojnë prej muajit Prill deri maksimalisht Qershor.
DOKUMENTAT E APLIKIMIT DHE TË DHËNAT MBI EVENTET INFORMUESE NË KUADËR TË KËTIJ PROGRAMI DO TË PUBLIKOHEN NË VIJIM NËPËRMJET FACEBOOK.
FOLLOW US!
FALEMINDERIT,
DIMAK ALBANIA

Jeni student mbi moshën 18 vjeç? Keni njohuri të gjuhës gjermane? Keni dëshirë të punoni gjatë muajve të verës në…

Publié par Ambasada Gjermane Tiranë sur mercredi 20 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY