Banorët e Valbonës qëndresë 20-orëshe përpara Parlamentit

Banorët e Valbonës qëndresë 20-orëshe përpara Parlamentit

124
0
Shares

Banorët e Valbonës në Tropojë kanë shpallur atë që ata e quajnë qëndresë 20 orëshe përballë Parlamentit të Shqipërisë si shprehje të revoltës së tyre për atë që ata e quajnë masakër në luginën e Valbonës. Banorët thonë se vendimi vjen pas dy vitesh protesta të vazhdueshme qytetarëve dhe thirrjes së drejtuar autoriteteve shtetërore “për frenimin e funeralit të Valbonës”. Duke e konsideruar të turpshëm dhe arbitrar vendimin e Gjykatës Administrative, që vendosi sipas tyre për interesa të ngushta oligarkësh, banorët paralajmërojnë se nuk ka kthim mbrapa.
“Qëndresa jonë vijon deri nesër në marshimin e madh që nis në orën 11:00 nga Parlamenti drejt Kryeministrisë. Ne nuk do e falim kurrë Valbonën. Protesta dhe revolta e shqiptarëve shumë shpejt do të zbresë në kantieret e dhunimit të pa shembullt të perlës së alpeve shqiptare. Me qindra do të jemi nesër në marshim, me qindra do të marshojmë së shpejti në Valbonë”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY