URDHRI/ Rama “del për të mbledhur” detyrimet e prapambetura ndaj ujësjellësve

URDHRI/ Rama “del për të mbledhur” detyrimet e prapambetura ndaj ujësjellësve

147
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka lënë 30 ditë afat të gjithë punonjësve të administratës shtetërore për të shlyer detyrimet e prapambetura, nëse kanë, ndaj shoqërive të ujësjellësve. Urdhri mësohet se i është shpërndarë të gjithë institucioneve shtetërore, duke nisur nga Kryeministria, ministritë, agjensitë në varësi të tyre, prefekturat dhe deri drejtoritë rajonale. Duket se skema është e njëjtë me atë të shlyerjes së detyrimeve të energjisë, e aplikuar në 2014 nga qeveria Rama, çka do të thotë se pas buxhetorëve radha do t’i vijë abonentëve familjarë.
Në urdhrin e kryeministrit sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësit në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve. Urdhri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.
Në fillim të muajit nëntor qeveria lajmëroi aksionin rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY