Mediat online sot rreth orës 16:00 të pasdites kanë raportuar thuajse të gjitha se është ndarë nga jeta Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Hoxha, eakuzuar shpeshherë se fshihej pas vendimeve “monstruoze” të marra. Por lajmi duket se nuk është i vërtetë, pasi nusja e djalit të madh të diktatorit Teuta Hoxha për ‘BË’ka sqaruar se nuk ka asnjë të vërtetë tek informacionet e përhapura. “Këto janë thashetheme dashakeqe, s’ka asgjë të vërtetë. Nexhmije Hoxha nuk është shtruar as në spital, madje nuk është as e sëmurë”, është shprehur ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/