Moti nuk premton, Shqipëria “e ngrirë” nga temperaturat e acarta deri në...

Moti nuk premton, Shqipëria “e ngrirë” nga temperaturat e acarta deri në fundjavë

132
0
Shares

Në dy ditët e para të kësaj jave, territori i vendit tonë është përshkuar nga masa ajrore të ftohta, të cilat kanë bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm. Por moti i acarttë pritet të na shoqërojnë deri në fundjavë. “Meteoalb” parashikon rritje të vlerave të termometrit vetëm pas të dielës, ndërkohë që mjekët apelojnë për kujdes të shtuar.

Rreth 11 mijë persona sipas Institutit të Shëndetit kanë kërkuar ndihmën e mjekut në një javë për shkak të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Me mëngjese dhe mbrëmje të ftohta përtej normales pritet ta mbyllim këtë javë, në bregdet dhe zonat e ulëta të vendit. Reshjet e borës nuk do të jenë të konsiderueshme, ndërsa problematike pritet të jenë ngricat në akse rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY