Paloka “dhëmb për dhëmbë” me Ruçin: Në parlamentin e drejtuar nga partia...

Paloka “dhëmb për dhëmbë” me Ruçin: Në parlamentin e drejtuar nga partia jote, janë qëlluar deputetë të opozitës

139
0
Shares

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij maqedonas Talat xhaferri tha sengjarjet e ditës së hënë nuk kanë ndodhur në 27 vite parlament. Kësaj deklarate të Ruçit i është kundërpërgjigjur deputeti demokrat Edi Paloka, i cili i ka kujtuar kryeparlamentarit se kur PS ka drejtuar Kuvendin në këtë sallë janë qëlluar deputetët e opozitës.

Shënimi i Edi Palokës:

Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar të hënën në Parlament, nuk ka precedentë në 27 vjet. Në këto 27 vjet ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit. Por si asnjëherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasës, trafikantë droge dhe prostitutash, u ngritën në piedestal si anëtarë të Parlamentit. Si asnjëherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u përdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës të drejtën e fjalës. Të gjitha këto kanë dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe Parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Ruçit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY