LSI-ja voton kundër një nga reformat më të diskutuara të Ramës

LSI-ja voton kundër një nga reformat më të diskutuara të Ramës

57
0
Shares

LSI i është kundërvënë, nëpërmjet nënkryetares Kejdi Mehmetaj, një prej reformave më të rëndësishme të qeverisë Rama, reformës në arsimin profesional.
Në seancën e Komisionit Parlamentar të Medias, ku deputetët e opozitës mungonin për shkak të bojkotit të shpallur, Mehmetaj votoi kundër projektligjit të qeverisë Rama për arsimin dhe formimin profesional, që, sipas saj, është i panevojshëm, sjell konfuzion dhe nuk mund të diskutohej pa dhënë mendim grupet e interesit.
“Ndryshimet që bëmë në projektligj, për ta kaluar arsimin profesional nga kompetenca e Ministrisë së Arsimit në kompetencë të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, na vërtetoi që asnjë ndryshim nuk ka, përveçse sjell një konfuzion në menaxhim”, deklaroi Mehmetaj.
Me nënkryetaren e aleatit strategjik në mazhorancën aktuale nuk replikoi nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, por deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi: “Ky problem është ngritur këtu, por ka një mekanizëm Kuvendi dhe një mekanizëm vote”.
Socialistët e votuan në grup reformën e re të propozuar nga qeveria Rama për arsimin profesional, që parashikon krijimin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe kthen shkollat profesionale në qendra multifunksionale për zanatet e reja të kërkuara në tregun e punës. TCH

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY