Krimi në zgjedhje, Borchardt: Ka qindra të denoncuar, asnjë nuk është dënuar

Krimi në zgjedhje, Borchardt: Ka qindra të denoncuar, asnjë nuk është dënuar

114
0
Shares

Në Tiranë që prej orëve të para të mëngjesit po zhvillohet një konferencë nga prezenca e OSBE-së për të shënuar mbylljen e projektit trevjeçar “Për mbështetjen e masave antikorrupsion në Shqipëri”. Kreu i OSBE, Bern Borchardt në fjalën e tij nënvizoi se ka pasur përmirësime të masave antikorrupsion nga 2013 e këtej, por sipas tij, “korrupsioni është problem për investimet e huaja”. Borchardt theksoi se vetëm në portalin stopKorrupsionit ka pasur 100 raste të dyshuara korrupsioni që janë referuar në prokurori. Ambasadori i OSBE-së e ktehu vëmendjen edhe nga krimin në zgjedhje, blerja dhe vjedhja e votave. Sipas tij, ka qindra denoncime, por asnjë hetim nuk është bërë dhe askush nga përgjegjësit nuk ka marrë dënimin e merituar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY