Diplomatëve Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka ju akordohet grada ‘Ambasador’ nga Presidenti...

Diplomatëve Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka ju akordohet grada ‘Ambasador’ nga Presidenti Meta

165
0
Shares

Diplomatëve të karrierës, Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka i është akorduar grada diplomatike nga Presidenti Ilir Meta. Grada “Ambasador” i jepet këtyre dy emrave të njohur të diplomacisë shqiptare për kontributin e tyre. Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka janë të parët diplomatë që e marrin zyrtarisht këtë gradë në periudhën post-regjimit.

Ilir Boçka, diplomati i karrierës i cili aktualisht është ambasador në Beograd, ka përfituar gradën personale “Ambasador” nga presidenti Ilir Meta. Sipas ligjit për Shërbimin e Jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën “Ambasador” pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat Ilir Boçka ka një karrierë në shërbimin e jashtëm që në vitin 1981 duke pasur pozicione drejtuese në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në shtete të ndryshme dhe organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY