Kthimi i emigrantëve, AMF: Mos blini polica të plotësuara me dorë pa...

Kthimi i emigrantëve, AMF: Mos blini polica të plotësuara me dorë pa hyrë në Shqipëri

122
0
Shares

Festat e fundvitit shënojnë kohën kur një pjesë e mirë e emigrantëve kthehen për t’i kaluar ato me familjarët në Shqipëri. Një pjesë e mirë e tyre preferojnë që udhëtimin ta bëjnë me automjete për të cilat është e nevojshme prerja e policës kufitare. Në të kaluarën, në disa raste, këto polica janë shitur në mënyrë abuzive të plotësuara me dorë dhe jashtë territorit shqiptar. Për të eliminuar këtë pjesë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes pasi nga data 1 nëntor këto polica raportohen online në kohë reale dhe plotësimi i tyre nuk mund të bëhet me dorë. Po kështu ato nuk duhet të blihen jashtë territorit shqiptar.

“Qytetarë kujdes!

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sjell në vëmendjen Tuaj se që prej datës 1 nëntor 2017, shitja e policave të sigurimit kufitar bëhet nëpërmjet raportimit të tyre në kohë reale përmes regjistrit elektronik të sigurimeve të detyrueshme motorike. Gjithashtu personat e miratuar nga AMF për shitjen e policave të sigurimit nuk mund të kryejnë këtë veprimtari jashtë territorit të Shqipërisë. Për këtë arsye çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, Ju ofrohet në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar e si e tillë është e pavlefshme.

Bëni kujdes! Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online në faqen zyrtare të AMF-së. Në rast se polica juaj kufitare nuk figuron në sistemin online, kontaktoni Autoritetin, nëpërmjet adresës së E-mailit konsumatori@amf.gov.al, numrit të celularit +355694060671, apo edhe mesazheve në inbox-in e faqes tonë në Facebook. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese në identifikimin e rasteve abuzive me qëllim  mbrojtjen e qytetarëve. Periudhat e fundvitit shoqërohen edhe me rritje të lëvizjeve në drejtim të Shqipërisë, prandaj duhet të tregoni kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar, që të mos bini pre e abuzimeve të mundshme” thuhet në njoftimin e AMF./Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY