FOTO & EMRI/ Korçë, plagosja, konflikti i vjetër që çoi në rrahjen...

FOTO & EMRI/ Korçë, plagosja, konflikti i vjetër që çoi në rrahjen dhe shkrepjen e armës

264
0
Shares

Policia Vendore ka dhënë detaje për atentatin e sotëm në Korçë, ku mbeti i plagosur 39-vjeçari, Mina Zoja. Mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jeton prej vitesh. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe një grup personash të tjerë, që dyshohet të jenë 8. Pasi e kanë goditur fizikisht 39-vjeçarin edhe me sende të forta, ata janë larguar me shpejtësi. Më pas janë kthyer dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Mina Zoja nuk ka dhënë informacione përpara uniformave blu. Forca te shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe janë ngritur postbllok ne akset kryesore. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY