SKANDAL/ Nishani: Si u falsifikua ligji i pronave, qeveria i dërgon Komisionit...

SKANDAL/ Nishani: Si u falsifikua ligji i pronave, qeveria i dërgon Komisionit të Venecias variantin e falsifikuar

119
0
Shares

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani rrëfen skandalin që ka ndodhur me ligjin për pronat, të miratuar nga qeveria Rama në vitin 2015. Në një intervistë për “Panorama”, disa ditë pasi shprehu shqetësimin për mënyrën se si trajtohen pronarët dhe çështja e pronës në Shqipëri, ish-Presidenti tregon falsifikimin që i është bërë ligjit, i cili u ankimua nga opozita dhe vetë ai në Gjykatën Kushtetuese.
Ish-kreu i shtetit deklaron se ligji për pronat, përmes së cilit trajtohet e drejta e pronës në vendin tonë që nga viti 2015, është dërguar në Komisionin e Venecias i falsifikuar. Nishani rrëfen korrespondencat me institucionin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë ligj dhe sqaron se Avokatura e Shtetit është organi që ka nisur versionin e ndryshuar të ligjit të qeverisë për pronat.
Sipas ish-Presidentit, ligji zhbëri tërësisht parimin e sigurisë juridike dhe krijoi formulën e dy standardeve të vlerësimit të pronës. Në situatën aktuale, për Nishanin, është fakti se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vijon të punojë me variantin e ligjit të miratuar nga maxhoranca në Parlament, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka bërë disa ndryshime në të. Ish Presidenti beson se e djathta, me ardhjen e saj në pushtet, do të bëjë më shumë për çështjen e pronave, e cila sipas tij, aktualisht, është në gjendje skandaloze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY