“Terror shtetëror ndaj familjes në Tiranë për shtëpinë e ngritur me djersë,...

“Terror shtetëror ndaj familjes në Tiranë për shtëpinë e ngritur me djersë, vajza kërcënon të hidhet nga taraca”

163
0
Shares

Një familje në Tiranë, që banon në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë po kalon momente tmerri prej terrorit të Përmbarimit dhe Policisë së Shtetit. Familjarët kërcënojnë me vetëflijim, ata që kanë ardhur për t’iu shembur shtëpinë e për të ngritur pallate me leje nga Erjon Veliaj. Lidhur me situatën e rëndë që është krijuar ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Terror policor ndaj familjes në Tiranë, e cila në perputhje me ligjin po mbron shtëpin e vet! Vajza e shtëpisë kërcënon se do të hidhet nga taraca”, shkruan Berisha në Facebook.

Denoncimi i qytetarit dixhital: “Zoti Berisha me falni qe ju shqetesoj! Kisha nje denoncim! Ne familjen e zotit Kujtim Hoxha ne rrugen Papakristo Negovani jane mbledhur forcat e rendit dhe duan ta nxierrin me dhune nga shtepia e tij se duan t’ja prishin per te bere pallat……. Ai e ka blere kete shtepi 35 vjet me pare dhe ka hedhur katin e dyte 20 vjet me pare….eshte ne proces gjyqesor dhe policia po e nxierr me dhune pa u marre vendimi….eshte duke u bere nje krim ju lutem na ndihmoni.” “Disa minuta me pare. ne tiran pritet shembja e nje shtepie nga Bashkia e Tiranes si e shikoni dhe ne foto ne soleten e shtepis ndodhet nje goc me rrobe te zeza. kurse ne dritare. esht e ema ne dit te edvin. rames ndodh kjo.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY