EMRAT/ Arta Marku shkel për herë të parë në zyrë, gjen mbi...

EMRAT/ Arta Marku shkel për herë të parë në zyrë, gjen mbi tavolinë dosjen e PS-së për ish-drejtuesit e LSI-së

387
0
Shares
Edi Rama, Emdond Haxhinasto dhe Dashamir Xhika, ne nje nga keqyrjet e punimeve te Rruges Tirane - Elbasan, ku premtonte perfundimin "sa me shpejt"

Padurimi i PS-së për të penalizuar ish-drejtuesit e LSI-së ka marrë fund sot, me marrjen e detyrës së Prokurores së re të Përgjithshme, Arta Marku. Kryeprokurorja ende pa mbërritur mirë në zyrën e saj, ka gjetur mbi tavolinë sot “dosjen e korrupsionit”, të parën, që PS ka “kopsitur” për ish drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kallëzimi u dorëzua në prokurori nga ministria e Damian Gjiknurit. Nga auditi i kontratave të rrugës Tiranë-Elbasan, doli se janë mbi 50 milion dollar dëme.
Të kallëzuar janë…
1. Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
Një kallëzim i ngjashëm, për të njëjtën çështje ishte bërë më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por prokuroria e kishte mbyllur dosjen. Vendimi i prokurorëve të Llallës nuk e ka bindur Gjiknurin. Tani qeveria nuk i beson vetëm auditit të ministrisë, por edhe hetimeve të prokurorëve të Arta Markut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY