VIDEO & REPLIKAT/ Reforma në drejtësi, PS e LSI përplasen përsëri

VIDEO & REPLIKAT/ Reforma në drejtësi, PS e LSI përplasen përsëri

64
0
Shares

Kapitulli i dyte i reformës ne drejtësi ka risjelle ne skenën politike përplasje mes dy aleateve Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Shkak janë bere konsultimet për kodin e procedurës penale te hartuar nga ekspertet e komisionit te reformës ne drejtësi.
Edhe pse qe prej ngritjes se komisionit te reformës ne drejtësi, dy vite me pare është vendosur qe ligjet hartohen nga ekspertet e nivelit te larte ne bashkëpunim me Euralius dhe OPDAT; kreu i grupit parlamentar te LSI, Luan Rama vuri ne pikëpyetje ekspertet dhe theksoi se drafti duhej te ishte hartuar nga Ministria e Drejtësisë.
Përplasja mes PS dhe LSI është ashpërsuar pasi vete Ministria e Drejtësisë ne muajin dhjetor ka paraqitur një draft të kodit të procedurës penale.
Reforma ne drejtësi ka pasur dy faza; faza e pare ishte miratimi i 7 ligjeve kryesore te reformës e tani ka filluar faza e dyte me 27 ligje të reja pjesë ndër të tjera edhe Kodi i Procedurës Penale, raporton Vizion Plus
Deri me tani te gjitha këto drafte janë hartuar nga ekspertët e nivelit të larte dhe misionet e Euralius e OPDAT.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY