VIDEO/ Uria dhe ngrica e rrugëve, ‘dhurata’ e shtetit për 3 fëmijët...

VIDEO/ Uria dhe ngrica e rrugëve, ‘dhurata’ e shtetit për 3 fëmijët e vegjël të familjes Xhafa

129
0
Shares

Lulëzime dhe Blerim Xhafa janë prindërit e tre fëmijëve të mitur. Kryefamiljari vuan nga turbekulozi dhe herë pas here shtrohet në sanatorium. Për të ushqyer fëmijët ata kanë vetëm një mundësi. Të mbledhin nëpër kazanët e plehrave bidona plastikë dhe kanaçe. Por familja Xhafa, 2 prindërit dhe tre fëmijët e mitur rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve në këtë dimër të ftohtë.

Familja për tre muaj u strehua në një banesë private, pas godinës së Albtelekomit, ndërsa qiraja ju pagua nga një organizatë joqeveritare nga qyteti i Vlorës. Paratë e qirasë kalonin nga OJQ-ja tek pronari i shtëpisë. Por prej datës 11 dhjetor qeraja nuk po paguhet më, pasi kontrata është ndërprerë dhe pronari i banesës u ka kërkuar pesë anëtarëve të familjes të lënë shtëpinë në kohën më të shpejtë të mundshme. Ndërsa fëmijët e të gjithë botës presin babagjyshin me dhuratat e festave të fundvitit në shtëpi me ngjyra dhe me drita e në të ngrohtë, tre vogëlushët e kësaj familjeje nuk kanë as bukë në dollap. Të gjendur pa asnjë mundësi ekonomike, me fatura uji e dritash të papaguara bashkëshortët Lulëzime dhe Blerim kanë apeluar për të kërkuar ndihmë në emër të tre fëmijëve të tyre.

Kryefamiljari thotë se në të ftohtë nuk kanë ku shkojnë, ndërsa në bashki i kanë pritur, por nuk u kanë dhënë dot asnjë zgjidhje. “Nuk ka shtëpi ku t’ju strehojmë”,- është përgjigja që kanë marrë në bashki tek shërbimi social. Lulëzimja e dëshpëruar e pa ndihmë thotë se nuk ka asnjë mundësi ku të shkojë, dhe e vetmja gjë që kërkon është një strehë, një çati për tre fëmijët e saj të vegjël. Ushqimi i përditshëm del nga kazanët e plehrave të qytetit. Çfarë hedhin njerëzit, për ta është ushqim e mbijetesë./DurrësLajm/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY