VIDEO/ Protestë, naftëtarët e Ballshit kërcënojnë qeverinë: Na jepni pagat ose i...

VIDEO/ Protestë, naftëtarët e Ballshit kërcënojnë qeverinë: Na jepni pagat ose i vëmë flakën uzinës

145
0
Shares

Qindra naftëtarë të Kombinatit të Përpunimit të naftës në Ballsh kanë dalë sot në një protestë, e cila nuk dihet sa do të zgjasi, pasi ata kërkojnë t;iu jepen pagat e prapambetura dhe sigurimet shoqërore. Naftëtarët akuzojnë qeramarrësit e uzinës, të cilët i kanë thënë se nuk kanë para për t’i paguar. Ata deklarojnë se nëse nuk u jepen paratë do të lënë jugun e vendit pa energji elektrike.

Janë rreth 1000 punonjës, të cilët prej 15 ditësh janë të pa punë pasi Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka pezulluar punën për të kryer remontin në repartin e Koksit, ku ndodhi një avari dhe u plagos një punonjës. Sot punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të furnizuar me lënd të parë uzinën për fillimin e punës sipas premtimit të kryeministrit Rama që nafta shqiptare të përpunohet në uzinën e Ballshit. Kryetari i sindikatës, Kamber Iljazi tha se kërkon që shtetit te marrë masa, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat në ditët në vazhdim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY