Shqiptarët në Britani të Madhe dhe diasporë mbështesin protestën e PD dhe...

Shqiptarët në Britani të Madhe dhe diasporë mbështesin protestën e PD dhe opozitës

128
0
Shares

Nga Avokat Naim Hasani

Partia Demokratike e Shqipërisë, Dega Britani e Madhe, po ndjek me interes dhe vëmendje të madhe të gjithë situatën e krijuar në Shqipëri pas zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Zgjedhja mes kaosit dhe tymueseve në sallën e Kuvendit, situatë që ka treguar se Shqipëria tashmë ndodhet në një moment tejet delikat. Arta Marku është zgjedhur vetëm me votat e socialistëve, aktualisht me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime kështu, kuptohet që është zgjedhur dhe votuar me një anësi të paligjshme. Arta Marku është votuar Kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme, duke zëvendësuar Adriatik Llallën. Mësohet nga mediat se Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ndërkohë që opozita e bashkuar ka protestuar para Parlamentit dhe brenda tij. Protesta e përbashkët e Opozitës shqiptare në Shqipëri do të vazhdojë pas Vitit të Ri. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin në protesta për të kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm nga ana e mazhorancës.

Dega e PD-së Britani e Madhe i bën thirrje të gjithë anëtarësisë dhe shqiptarëve të thjeshtë dhe të ndershëm, të mbështesë me të gjitha format demokratike dhe tërësisht ligjore, këtë protestë legjitime dhe të domosdoshme të Opozitës në Shqipëri. Vendimi për të vazhduar protestën është marrë nga këto dy forcat më të mëdha politike pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, menjëherë pas përfundimit të protestës para Kuvendit dhe ne kemi vendosur të mbështesim dhe përkrahim këtë protestë. Bëjmë të ditur se Janari është vënë si afat për nisjen e protestave. Këtë e ka konfirmuar Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kur ka theksuar se “Nisja e një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit. Nisja që sot e përgatitjes për një valë protestash popullore”.

Lulzim Basha ka theksuar gjithashtu se “Në raport me Parlamentin e delegjitimuar do të marrim vendimin më të mirë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”. Z. Basha përsëriti akuzat ndaj Edi Ramës, që sipas tij, synon kapjen e kryeprokurorit për të mbyllur hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës. “Për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të sigurojë imunitet për veten dhe familjarët e tij, për të mbyllur dosjen për Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, për të mbyllur akuzat për korrupsion për Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin e të tjerë”, u shpreh ai. Ritheksojmë përsëri se ne mbështesim plotësisht protestën e opozitës shqiptare dhe i bëjmë thirrje të gjithë anëtarësisë dhe gjithë shqiptarëve të mbështesin me format e tyre këtë protestë.I bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqësive diplomatike te vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë se Madhe të ndërhyjnë pranë qeverise shqiptare dhe të mos legjitimojnë zgjedhjen partiake dhe militante të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe rrëshqitjen e vendit në një precedent ligjor te rrezikshëm për demokracinë dhe proceset integruese të vendit drejt Europës së bashkuar! /Autori është kryetari i Degës së PD-së, Britani e Madhe/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY