VIDEO/ Dramatike përplasja e Përmbarimit me familjen Hoxha tek Ministria e Drejtësisë,...

VIDEO/ Dramatike përplasja e Përmbarimit me familjen Hoxha tek Ministria e Drejtësisë, kryefamiljares i bie të fikët

188
0
Shares

Një situatë dramatike paraqitet pranë Ministrisë së Drejtësisë, aty ku shërbimet e INUK dhe Përmbarimi prej orëve të para të mëngjesit kërkojnë të nxjerrin jashtë banese familjen Hoxha dhe më pas të kryejnë shembjen e shtëpisë. Familjarët kanë bërë rezistencë prej ditës së djeshme, ndërsa një prej proceseve gjyqësore pritet të zhvillohet rreth mesditës së sotme. Aty janë mbledhur edhe të afërmit e kësaj familjeje, të cilët kanë bërë rezistencë. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat një të ri, ndërsa në videot e siguruar shihet mamaja e tij teksa bën thirrje për lirimin e djalit. Ajo madje ka humbur ndjenjat për shkak të gjendjes së rënduar emocionale. “Mos ma merrni djalin. Më morën djalin”, thotë ajo dhe bie në tokë.

IKMT, Policia e Shtetit dhe Përmbarimi mbërrijnë në familjen Hoxha për shembjen e banesës së tyre.Adresa e banesës është në rrugën “Dervish Hatixhe”, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Publié par JETA OSH QEF sur mardi 19 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY