Kryemadhi zbulon “prapaskenat” e reformës në drejtësi: Lu na kërkoi në 2016...

Kryemadhi zbulon “prapaskenat” e reformës në drejtësi: Lu na kërkoi në 2016 të blinim 6 – 7 deputetë të opozitës

676
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar është ndër institucionet më të manipuluara me informacion nga qeveria Rama.
E ftuar në Tonight Ilva Tare, Kryemadhi iu referuara reformës në drejtësi, kur tha se Ambasadat u “bombarduan” me informacion nga Rilindja se PD-LSI nuk duan reformën në drejtësi.
Sipas Kryemadhit ky manipulim dha efektin e tij, pasi Ambasadorët e SHBA dhe BE u dorëzuan në 216 duke ndërprerë negociatat.
Madje shkuan deri aty, tha ajo, sa i kërkuan mazhorancës të blinte 6 apo 7 deputetë nga opozita.
“Donald Lu nuk negocioi më, në 2016 Donald Lu u dorëzua bashkë me Romana Vlahutin dhe tha shkoni votoni, merrni 6 – 7 deputetë nga PD. Ky është problemi i manipulimit, u dorëzuaaa. Dhe tha, shkoni votoni me 94 vota, blini 6 deputetë apo 7 deputetë. Zgjidheni edhe në mënyrë të njëanshme duke blerë deputetë. Dhe çfarë morali kishe ti të dilje nesër dhe tu thoshe shqiptarëve mos e shit votën?!”, u shpreh Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY