Kryemadhi: Kjo Republikë ka rënë

Kryemadhi: Kjo Republikë ka rënë

136
0
Shares

Duke komentuar atë që ndodhi sot në Parlament, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuara e gazetares Ilva Tare në “Tonight”, tha se kjo është shfaqje e arrogancës së kryeministrit Edi Rama.
“Pse duhej shkelur Kushtetuta sot? Është një arrogancë e z. Rama për t’u thënë shqiptarëve që unë nuk pyes për ju, ose jeni skllevërit e mi dhe unë e di se çfarë do të bëni. Manipulimi është i jashtëzakonshëm.
Ai u ka marrë jetën shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, PS nxori sot politikën nga institucionet dhe s kjo Republikë ka rënë.
“Sjellja e mazhorancës sot nxori politikën nga institucionet. Çfarë ndodh sot? Mos ngritja e KLP-së, ka një problem, është pengim i të gjitha proceseve të tjera për dosjet që flenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Mos kujtoni se ne jemi të kënaqur sepse Prokuroria mund të arrestonte 126 policë të cilët janë në arrati që janë të lidhur me trafikun e kanabisit. Mënyra se si vepron kërkon të intimidosh politikën dhe nëpërmjet politikës mediat dhe më pas qytetarët.
Me çfarë targeti gjysma e komisionit të Ligjeve mbledh dhe bën dëgjesa për prokuror. Këtu qëndron problemi tek mënyra dhe sjellja që ky zotëri ka ndaj opozitës. Opozita ka fjalën”, u shpreh Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY