Viktima shqiptare e radhës në Itali është 36-vjeçari Ervin Myrtaj, nga Tirana, i cili siç shkruajnë mediat italiane ka humbur jetën pasi ka pësuar një atak kardiak në Genova, ku edhe jetonte.
Sipas “Genova Today”, shqiptari ka bërë një sherr me bashkëshorten në shtëpi dhe në nerva e sipër ka zgjedhur të dalë për të shfryrë dufin, por pak minuta më vonë, ka pësuar atak kardiak, duke humbur edhe jetën.
Ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur në grahmat e fundit të jetës afër makinës së tij në rrugën Cervetto të Corniglianos aty ku edhe jetonin. Ajo ka lajmëruar menjëherë ambulancën, por edhe pse mjekët i kanë dhënë ndihmën e menjëhershme ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Kjo është tragjedia e dytë për familjen e Ervinit, pasi dy javë më parë, si pasojë e një sëmundje ka vdekur edhe një kushëriri i tij i quajtur Erjon, teksa transportonte disa mobilje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/