Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth tre muaj më parë në fshatin Vrinë të Sarandë. Por ajo është zbuluar tani që është shpallur në kërkim 48-vjeçari Izet Ademi, i cili akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 14-vjeçare.
I dyshuari, një person me precedentë të mëparshëm penalë për “vjedhje” dhe “trafik klandestinësh”, i divorcuar nga bashkëshortja, mësohet të ketë shfrytëzuar kohën që i takonte ligjërisht për të takuar të bijën për ta përdhunuar në fshatin ku jetonte.
Ngjarja e rëndë është denoncuar dje në komisariatin e policisë së Sarandës nga mamaja e së miturës pasi kishte mësuar se çfarë kishte ndodhur, ndërkohë që nuk dihet ende pse e ka mbajtur të fshehur e mitura këtë ngjarje të rëndë.
Ndërkohë 48-vjeçari Ademi është duke u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa vajza po trajtohet me psikolog.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/