NEW YORK TIMES/ Disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve me...

NEW YORK TIMES/ Disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve me Policinë

128
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia shqiptare u përlesh me mbështetësit e opozitës të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në parlament për të ndaluar votimin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm të hënën, shkruan New York Times.
Rreth 3,000 protestues, duke mbajtur flamuj të BE-së dhe SHBA-së dhe me slogane anti-qeveritare u mblodhën jashtë godinës së Parlamentit për të dënuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të cilën e quajnë anti-kushtetuese. Policia shtyu protestuesit pasi ata thyen kordonin e parë të sigurisë jashtë parlamentit ndërsa demonstruesit hodhën tymuese në drejtim të forcave të policisë.
Sipas raportimeve të mediave vendase, disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve. Ligjvënësit e opozitës gjithashtu hodhën tymuese brenda parlamentit por legjislatorët qeverisës arritën të votonin dhe të zgjidhnin Arta Markun si kryeprokurore me 69 vota nga Partia Socialiste në pushtet. Dy deputetë votuan kundër emërimit dhe dy të tjerë abstenuan ndërsa opozita bojkotoi votimin. Edhe ceremonia e shkurtër e betimit të Arta Markut pas votimit u mbajt nën një re tymi. “Ky është fillimi i kryengritjes popullore” tha Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha para përfundimit të protestës por pa dhënë shpjegime se si do vazhdonte kjo kryengritje, shkruan New York Times. Ish lideri demokrat Sali Berisha gjithashtu përmendi “djegien e mandateve të deputetëve” megjithëse nuk sqaroi se si do arrihej kjo gjë.
Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mbështetet nga Bashkimi Europian dhe SHBA të cilët kanë ndihmuar Shqipërinë në draftin e reformave të drejtësisë të cilat tashmë kanë filluar por një komision i përhershëm për emërimin e Kryeprokurorit nuk është formuar akoma.
Opozita shqiptare – e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim- deklaron se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe duhet të presë për krijimin e komisionit për të zgjedhur kreun e prokurorisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se komisioni do të krijohet në javët e ardhshme por se “një institucion kaq i rëndësishëm si zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk mund të mbetet bosh as edhe një ditë.”. Socialistët gjithashtu bazojnë vendimin e tyre për të zgjedhur një kryeprokuror të përkohshëm në një interpretim të Kushtetutës së vendit që ata kërkuan dhe morën nga misionet e asistencës ligjore të BE-së dhe SHBA-së në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY