PD dhe LSI mblidhen në selinë blu, pritet një vendim i rëndësishëm...

PD dhe LSI mblidhen në selinë blu, pritet një vendim i rëndësishëm nga kryeopozitari Basha

150
0
Shares

Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama vendosi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, kandidaten Arta Marku, në shkelje të Kushtetutës dhe seanca plenare u karakterizua nga kaosi dhe tensioni, që mbizotëronte brenda dhe jashtë saj. Menjëherë pas përfundimit të senacës, kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua protestuesve duke theksuar se opozita nuk do të ndal kryenngritjen popullore.

E teksa turma është shpërndarë, një pjesë e madhe e protestuesve janë vendosur në ambientet e selisë blu, ku po zhvillohet një mbledhje e rëndësishme e drejtuesve të opozitës dhe deputetëtve.

Mendohet se në të po diskutohet propozimi i Sali Berishës për lënien e mandateve dhe për nisjen  e protestave në çdo shesh e rrugë të Shqipërisë. Gjatë kësaj mbledhje pritet të vendoset edhe strategjia me të cilën opozita do të veprojë në ditët e ardhshme, por edhe koordinimi i PD-së me forcat e tjera politike, që duket se janë në unison përsa i përket përballjes me një mazhorancë të lidhur me krimin e organizuar dhe drogën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY