Trondit Berisha: Opozita të djegë mandatet e t’i drejtohet popullit, Noriega është...

Trondit Berisha: Opozita të djegë mandatet e t’i drejtohet popullit, Noriega është de-facto Kryeprokuror

108
0
Shares

Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare në gjendje kaosi dhe në një tension të paprecedentë, jashtë Parlamentit ka folur për mediat ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka propozuar për të parën herë që opozita të djegë mandatet dhe të bashkohet me popullin.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Kjo opozitë në këtë Parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta me këtë që bëri sot Edi Rama, të marrë çdo vendim për të përmbysur narkologjimin e Edi Ramës. Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria për të mbrojtur Parlamentin e tyre. Mund të bëjmë djegien solemene të mandateve. S’ka ndodhur kurrë, por s’ka ndodhur kurrë që një deputeti t’i ndërpritet fjala. Opozita bëhet një horizont i pakapshëm nëse i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat e saj. Është Edi Rama prokruor. De facto sot Noriega u zgjodh Kryeprokuror. E keqja më e madhe pas Enver Hoxhës është Edi Rama dhe narko-qeveria e tij. Edi Rama s’do negociata, ai do pushtetin e tij të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY